Bota
Pse është e pashëndetshme me fjet pak
Pas hulumtimit të gati 8,000 njerëzve për 25 vjet, studimi zbuloi se të fjeturit më pak se gjashtë orë në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës
Sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature Communications”, ekziston një rrezik më i lartë i demencës nëse kohëzgjatja e gjumit është gjashtë orë ose më pak – në moshën 50 dhe 60 vjeç – krahasuar me personat që flenë shtatë orë gjatë natës.
Pas hulumtimit të gati 8,000 njerëzve për 25 vjet, studimi zbuloi se të fjeturit më pak se gjashtë orë në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Koha e shkurtër e gjumit midis moshave 50, 60 dhe 70 vjeç shoqërohet gjithashtu me një rrezik të shtuar prej 30% për shfaqjen e demencës, pavarësisht nga faktorët sociodemografikë, të sjelljes, kardiometabolikë dhe të shëndetit mendor, përfshirë depresionin”, sipas studimit.
“Gjumi është i rëndësishëm për funksionimin normal të trurit dhe mendohet gjithashtu të jetë i rëndësishëm për pastrimin e proteinave toksike që grumbullohen në tru”, tha Tara Spires-Jones, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës për Shkencat e Zbulimit të Trurit në Universitetin e Edinburgut në Skoci.
“Problemet e çrregullimit të gjumit mund të ndodhin shumë kohë para fillimit të shenjave të tjera klinike të demencës”, tha Tom Dening, i cili drejton Qendrën për Demencën në Institutin e Shëndetit Mendor në Universitetin e Nottingham në Britaninë e Madhe.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












