Koronavirusi: çast pas çasti
Pse burrat po infektohen më shumë se gratë me koronavirus
Shkencëtarët kanë dhënë disa fakte se, pse burrat janë më shumë të ekspozuar sesa gratë me koronavirus
Sipas statistikave, burrat po preken më shumë se gratë, shkruan The Guardian.
Kjo është vërejtur në Kinë, ku në bazë të një analize, është vërejtur se 2.8% e pacientëve me koronavirus ishin meshkuj, ndërsa vetëm 1.7% prej të infektuarve ishin gra.
Kjo ka ndodhur edhe në Francë, Gjermani, Iran, Itali dhe Spanjë, përcjell albinfo.ch.
Në Itali, është vërejtur se 71% e personave të vdekur si pasojë e koronavirusit ishin burra, ndësa në Spanjë burrat kishin humbur jetën si pasojë e këtij virusi dyfish më shumë se femrat, sipas statistikave deri më tani.
“Përgjigja më e sinqertë është se ende nuk ka një shpjegim të konfirmuar dhe shkencor se pse është duke ndodhur ky fenomen”, tha Sarah Hawkes, drejtoreshë e Qendrën së Shëndetit Global.
Ky fenomen është shpjeguar nga kinezët, se është i lidhur me duhanpirjen. 50% e burrave në Kinë ishin duhanpirës, ndërsa vetëm 2% e grave e pijnë duhanin. Burrat kishin mushkëri më të dëmtuara, si dhe sistem imunitar më të dobët në krahasim me gratë, prandaj ishin më të ekspozuar ndaj virusit.
Një faktor tjetër, është edhe mënyra e të sjellurit. Kështu, në bazë të analizave është vërtetuar se meshkujt kanë më pak tendencë të kujdesen për higjienën personale, t’i pastrojnë duart, të konsultohen me mjekë apo edhe të përdorin sapun.
Gjithsesi, ekzsiton një bindje nga shkencëtarët, që krahas mjedisit dhe faktorëve të jashtëm, një rol të rëndësishëm e luajnë edhe faktorët biologjikë.
Në studimt e bëra më herët, me viruse të tjera është vërejtur se meshkujt, kishin një përgjigje më të dobët imunitare ndaj patogjenëve të huaj në krahasim me gratë. Sipas ekspertëve edhe hormonet mund ta luajnë një rol në këtë fenomen.
Kështu, hormonet femërore- estrogjenët kanë një tendencë ta rrisin përgjigjen antivirale të qelizave të sistemit imunitar.
Gjithashtu, shumë gjene që e rregullojnë sistemin imunitar janë të koduara nga kromozomi X, ku dihet se femrat i kanë dy nga këto kromozome, kurse meshkujt vetëm një.
Si përfundim, ekistojnë faktorë të ambientit të jashtëm si dhe faktorë gjenetikë, të cilët ndikojnë, që kronavirusi të infektojë një numër më të madh të burrave në krahasim me gratë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











