Kosova
PSD: Kuvendi ta marrë rolin udhëheqës në dialog
Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate janë shprehur edhe një herë kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel.
Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka kërkuar që rolin udhëheqës në dialog ta marrë Kuvendi i Kosovës, pasi, sipas tij, ai është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë. Ymeri tha se është e domosdoshme që Kuvendi të marrë rol udhëheqës në këtë proces.
“Kjo nënkupton që Kuvendi duhet të jetë i përfshirë që nga fillimi e deri në fund. Legjitimiteti fitohet vetëm nëse Kuvendi është i përfshirë në këtë proces përgjatë gjithë dialogut. Strategjia, platforma duhet të miratohen në Kuvendin e Kosovës. Ne si parti konsiderojmë se kjo platformë duhet të shërbejë si parim bazë dhe udhërrëfyes në këtë proces”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, Dukagjin Gorani ka thënë se duhet të ekzistojë një mekanizëm mbikëqyrës për procesin e dialogu. “Nuk ka dyshim që Thaçi aspiron të jetë udhëheqës i dialogut, por PSD-ja mendon se ai nuk ka legjitimitet, pasi Kuvendi i Kosovës është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë”, tha Gorani.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













