Lajme
PS e St.Gallenit propozon Arbër Bullakajn kandidat për Dhomën e Kantoneve
Bullakaj ka bërë emër në gjithë Zvicrën si kryetar i iniciativës për natyralizim të lehtësuar "Aktion Vierviertel" dhe bashkë-iniciator i Iniciativës për Demokraci
Menjëherë pas raundit të dytë (30 prill) të zgjedhjeve për mbushjen e vendit bosh në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, drejtuesit kantonalë t të PS-së (Partia Socialdemokrate) të St.Gallenit vendosën që PS të kandidojë sërish për zgjedhjet e kësaj dhome, që mbahen më 22 tetor 2023, shkruan albinfo.ch.
Lidhur me këtë vendim, kuvendi i partisë duhet të nominojë një kandidat. Dhe, është shumë fat për PS-në që Arbër Bullakaj, sipërmarrës nga Willi, dhe tashmë kandidat për Dhomën Nacionale të Parlamentit, po vihet në dispozicion si kandidat për Dhomën e Kantoneve, shkruan mediumi hallowil.ch.
Arbër Bullakaj njihet si një politikan i përkushtuar i migracionit. Para së gjithash ai ka bërë emër në gjithë Zvicrën si kryetar i iniciativës për natyralizim të lehtësuar “Aktion Vierviertel” dhe bashkiniciator i Iniciativës për Demokraci.
Më parë, politikani me rrënjë shqiptare nga Kosova ishte anëtar i Parlamentit të qytetit të Wilit për shtatë vjet dhe nënkryetar për gjashtë vjet i degës së PS-së për Kantonin St.Gallen.
Brenda PS-së në nivel të Zvicrës, Arbër Bullakaj ka qenë anëtar i bordit ekzekutiv kombëtar për disa vjet dhe më pas anëtar i këshillit të partisë dhe anëtar i bordit ekzekutiv të PS Migrants:innen Schweiz.
Përveç nominimit për zgjedhjet për Dhomën e Kantoneve, Kantoni i PS-së i St.Gallen do të marrë vendime përfundimtare edhe për zgjedhjet e Dhomës Nacionale. Kuvendi i partisë më 3 qershor 2023 do të vendosë për renditjen e kandidatëve në lista, do të miratojë buxhetin zgjedhor dhe do të përcaktojë lidhjet e listave.
Duke u prononcuar pas këtij njoftimi, Bullakaj ka shkruar në një postim në fb, si vijon: “Dëshiroj të falënderoj sinqerisht GL të PS St. Gallen që, në konferencën e partisë, më propozoi si kandidat për Dhomën e Kantoneve, transmeton albinfo.ch . Do të ishte kënaqësi dhe nder për mua të jem fytyra e PS-së në këtë dhomë në këtë vjeshtë dhe shpresoj për shumë mbështetje në kuvendin e partisë.
Paul Rechsteiner (politikani, pas dorëheqjes së të cilit PS ka mbetur pa një vend në Dhomën e Kantoneve) ka lënë gjurmë të mëdha me punën e tij jashtëzakonisht të vlefshme. Me fushatën e saj të madhe për Dhomën e Kantoneve Barbra Gysi (e cila humbi nga kandidatja e SVP-së) tregoi se çfarë do të thotë shpirt luftarak. Ndaj jam i vetëdijshëm që pritshmëritë për një kandidaturë kaq të rëndësishme janë të mëdha dhe do të bëj çmos për t’i përmbushur ato”, ka thënë Bullakaj.
Para Arbër Bullakajt, deri më tani, në kantone të ndryshme të Zvicrës janë nominuar pesë politikanë/e me rrënjë shqiptare, shkruan albinfo.ch. Fjala është për kandidatë/et: Afërdita Bogiqi, Islam Alijaj, Përparim Avdili, Reis Luzhnica dhe Gzim Hasanaj.
Vken të theksohet me këtë rast se nga të pestët, vetëm Afërdita Bogiqi nga Kantoni Valis dhe tani, Bullakaj nga St.Galleni janë nominuar për në Dhomën e Kantoneve, shkruan albinfo.ch. Të tjerët kandidojnë për Dhomën Nacionale.
Dhoma e kantoneve, ndryshe nga Dhoma Nacionale, përfaqëson kantonet. Ajo përbëhet nga 46 përfaqësues nga të gjitha kantonet. Nga një deputet zgjidhet në “gjysmë-kantonet”: Obwalden, Nidwalden, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Appenzell Ausserrhoden dhe Appenzell Innerrhoden, ndërsa nga dy në secilin nga kantonet e tjera. Kështu, Kantoni i Cyrihut, me mbi një milion banorë, zgjedh dy anëtarë të Dhomës së kantoneve ashtu sikurse kantoni i Urit, i cili ka rreth 35,000 banorë.
Dhoma Nacionale përfaqëson qytetarët, gjegjësisht deputetetët zgjidhen sipas numrit të banorëve dhe jo sipas përkatësisë së kantoneve.
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës












