Kosova
Protestohet kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, arrestohen 5 persona
Disa qytetarë madje kanë provuar që me vetura të bllokojnë rrugën për pelegrinët serbë, por ato janë larguar nga policia, e cila ka arrestuar pesë persona
Shumë qytetarë në Gjakovës po vazhdojnë protestën kundër ardhjes së paralajmëruar të pelegrinëve serbë. Qytetarët po protestojnë me parullat “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga Serbia nuk falet”.
Edhe shoqata “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë ka dalë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë. Disa qytetarë madje kanë provuar që me vetura të bllokojnë rrugën për pelegrinët serbë, por ato janë larguar nga policia, e cila ka arrestuar pesë persona, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë ka konfirmuar se pelegrinët serbë kanë anuluar ardhjen. Anëtarja e Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Nesrete Kumnova, gjatë fjalimit ka bërë thirrje që të arrestohen kriminelët, të cilët kryen krime gjatë luftës.
Ajo ka thënë se nuk mund ta kuptojë përse askush deri tash nuk është arrestuar, edhe pse tha se ata janë të njohur.
Thaçi u bën thirrje protestuesve për tolerancë dhe mirëkuptim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka siguruar nënat kosovare se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Thaçi ka kërkuar nga protestuesit në Gjakovë tolerancë dhe mirëkuptim.
“Me nënat gjakovare dhe të gjitha nënat kosovare e ndjej dhe ndaj dhembjen për humbjen e më të dashurve të tyre. I siguroj ato dhe të gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë. Ne nuk do të harrojmë kurrë çfarë kemi përjetuar. Me respektin më të madh, ju thërras për tolerancë dhe mirëkuptim. Por, edhe në rast se ju veproni ndryshe, unë përsëri ju kuptoj dhe ju respektoj”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit Ish-reprezentuesi i Zvicrës rikthehet te klubi ku nisi karrierën, tashmë në një rol drejtues dhe strategjik.... -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











