Qytetarë janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë duke vijuar protestën që tashmë ka hyrë në ditën e 37-të.
Pas grumbullimit në shesh, ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku janë mbajtur fjalime dhe janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë. Protestuesit kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, ka deklaruar një prej pjesëmarrësve gjatë fjalës së tij nga podiumi i improvizuar përpara ndërtesës së qeverisë.
Si çdo mbrëmje tjetër, pas fjalimeve dhe qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.