Kosova
Protesta e sotme në Prishtinë, Policia me thirrje për pjesëmarrësit: Tregoni maturi
Protesta e veteranëve sot në Prishtinë, Policia: Mos përdorni maska dhe mos hidhni gjësende të forta
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka përgatitur masat e nevojshme operacionale për protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00 në sheshet e kryeqytetit, përcjell albinfo.ch.
Policia thekson se e njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre përmes protestave të qeta dhe demokratike, në përputhje me ligjin.
Sipas njoftimit, zyrtarët kompetentë të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, me qëllim të koordinimit të organizimit dhe masave të sigurisë gjatë protestës.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë dispozitat ligjore dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, si dhe të tregojnë kujdes e maturi gjatë protestimit.
“Mos hidhni gjësende e mjete të forta, të mos përdorni maska dhe të kontribuoni që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.
Policia ka paralajmëruar gjithashtu se, për shkak të protestës dhe lëvizjes së pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë që çojnë drejt shesheve të kryeqytetit.
Për menaxhimin e trafikut janë paraparë angazhime të njësive policore të trafikut, të cilat, në rast nevoje, do të bëjnë riorientimin e qarkullimit në rrugë alternative.
Policia e Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, duke theksuar se siguria e qytetarëve dhe mbarëvajtja e aktivitetit mbeten prioritet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











