Kosova
Protesta e artistit Driton Selmani, ndërron flamurin “Te rrethi” në Prishtinë
Ai thotë se flamuri kombëtar u zëvendësua me flamurin, i cili përdoret në futboll për simbolizimin e 'pozitës jashtë loje' ose 'ofsajd'
Flamuri kombëtar, i cili gjendej në rrethin kryesor në hyrje të Prishtinës, është ndërruar me një tjetër flamur. Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj, ka thënë se artisti nuk ka marrë leje për zhvendosjen e flamurit. Ai ka theksuar se ata nuk e dinë kuptimin e tij.
Mehmetaj ka thënë se personi dhe kompania që e kanë vendosur këtë flamur, do të ndëshkohen nga Komuna. Por, autori i tij, artisti Driton Selmani, ka thënë se ka nisur një lloj projekti, dhe se ky ndërrim i këtij flamuri, ka qenë i pritur.
Ai thotë se flamuri kombëtar u zëvendësua me flamurin, i cili përdoret në futboll për simbolizimin e ‘pozitës jashtë loje’ ose ‘ofsajd’. Projekti i tij i quajtur “Red Tape”, sipas Selmanit, është reflektim mbi mënyrën e përdorimit të flamujve si mjete për të prekur nervat kulturore, politike dhe sociale.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të kuptuar edhe arsyen e vendosjes së këtij flamuri, tha se i vjen mirë që protestën për problemet në vend, një artist e tha në këtë mënyrë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













