Lajme
Prokurorja shqiptare: Ivanov më keni ngatërruar me falje
Prokuroja speciale, Fatime Fetai i thotë presidentit Gjorgje Ivanov se e ka ngatërruar kur e ka përmendur emrin e saj, dhe kërkon që vendimin për falje ta shfuqizojë menjëherë
Prokurorja më në zë e shqiptarëve në Maqedoni, Fatime Fetai i ka shkruar letë presidentit të Maqedonisë, Gjogje Ivanov, pasi që në listën e të amnistuarve është edhe emri i saj. Fetai i thotë presidentit se e ka ngatërruar kur e ka përmendur emrin e saj, dhe kërkon që vendimin ta shfuqizojë menjëherë.
Letër presidentit maqedonas i kanë shkruar tri prokurorët e “falura” nga Prokuroria Speciale: Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski. Në letër thonë se falja e tyre është bërë në bazë të një ligji jo-ekzistent dhe se nuk është e ligjshme të falen personat që nuk janë ende as të dyshuar.
Një arsye shtesë për shfuqizim, ka vetëm prokurorja Fatime Fetai, e cila thotë se ka falur personin e gabuar.
“Gjatë këtij akti më të turpshëm në historinë e Republikës së Maqedonisë, me nxitim të pakuptueshëm, të paktën për mua nuk u desh të nxitoni aq shumë, në fakt e keni falur Fatime Fetain nga Gostivari. Besoj se keni menduar për mua, apo sugjerimet kanë qenë për mua, vetëm se është dashur në detaje t’ua tregojnë të dhënat e mia personale. Unë nuk jam nga Gostivari, jetoj në fshatin Bogovinë nga Tetova dhe me gjithë këtë kaos që e shkaktuat, ju e fshitë tërë sistemin ligjor në vend “, ka shkruar Fetai, Prokurore e Prokurorisë Speciale.
Përveç prokurorëve nga Prokuroria speciale, shfuqizim të faljes tashmë e kërkuan edhe Zoran Zaev, Nikolla Gruevski, Branko Crvenkovski, Sasho Mijalkov dhe të tjerë.
Presidenti Ivanov në fakt u bëri thirrje të gjithë atyre që nuk pajtohen me faljen të dërgojnë kërkesë për shfuqizimin e tij dhe pastaj ekipi i tij ta shqyrtojë nëse kjo është e mundur, citon AlsatM.
Sipas një profili në facebook, prokurorja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetaim është 32 vjeç. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale. Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup.
Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës, raporton Albinfo.Ch.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












