Muzikë
Program artistik nga Vjena: “Dashni për Pavarësi”
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me organizatën Kä dhe “Tv Syri Vision”, ndonëse në kohë pandemie, do të sjellin një program artistik kushtuar festës së Pavarësisë së Kosovës.
I emëruar “Dashni për Pavarësi”, ky program artistik do të transmetohet pikërisht në ditën e Pavarësisë, më 17 shkurt 2021, duke filluar nga ora 20.00.
Programi fillon me interpretimin e mezzosopranos Flaka Goranci dhe bashkëbisedim edukativ dhe informativ me dy fëmijë shqiptarë: Nita dhe Tomori që jetojnë në Vjenë.
Grupi “Ashikët” do të sjellin një repertor të larmishëm me këngë patriotike dhe popullore nga të gjitha trevat shqiptare.
Ata do të përformojnë në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjakovës, xhiruar nga produksioni “Tv Syri Vision”, i cili do të bëjë edhe transmetimin e këtij manifestimi.
Përveç kësaj, në këtë program do të ketë prezantim të arkitekturës tradicionale nga qytete të ndryshme të Kosovës; prezantim të zejtarisë në Kosovë si dhe prezantim e pamje të arkitekturës tradicionale të qytetit të Vjenës.
Këtë program gjithashtu mund ta ndiqni edhe në një link të posaçëm online në Youtube, i cili do të shpërndahet edhe në faqet e Këshillit Koordinues dhe faqet e tjera të shoqatave bashkëpunuese me Këshillin.
Ky organizim bëhet në kuadër të “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”.

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










