Lajme
Prodhimi industrial i Gjermanisë shënon rritje në shtator
Gjermani: Rritje befasuese e prodhimit
Prodhimi industrial i Gjermanisë u rrit me 0.6% në shtator, mbi parashikimin e tregut, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Shifra u rikthye nga një tkurrje e rishikuar në rënie prej 1.2% në gusht, tha autoriteti gjerman statistikor Destatis në një deklaratë.
Vlerësimi i tregut për muajin shtator ishte një rritje mujore prej 0.2%.
Prodhimi i mallrave të konsumit dhe kapitalit u rrit përkatësisht me 1.4% dhe 1.1%, krahasuar me një muaj më parë.
Nga ana tjetër, prodhimi i mallrave të ndërmjetëm është ulur me 0.1% nga muaji gusht.
“Mungesa ekstreme” e produkteve të ndërmjetme vazhdon të rëndojë mbi prodhimin industrial, sipas Destatis.
“Ndërmarrjet kanë ende vështirësi në plotësimin e porosive të tyre pasi zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë për shkak të luftës në Ukrainë dhe vazhdojnë shtrembërimet që janë shkaktuar nga kriza COVID-19”, thuhet në deklaratë.
Në bazë vjetore, prodhimi industrial i Gjermanisë u rrit me 2.6% në shtator.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












