CH-Ballkani
Problemi me ryshfet me mjekët në Ballkan
Për qytetarët në Ballkan, ku rroga mesatare shpesh vërtitet tek 400 euro neto dhe kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm
Mjekët po rrallohen e radhët në klinika shtohen. Kush është i sëmurë në Ballkan i duhet durim. Ose të ketë shumë para. Por, paralelisht me sistemin shtetëror është krijuar një botë paralele klinikash private.
“Këtë mund ta zgjidhim privatisht”. Kjo fjali magjike dëgjohet rregullisht në Ballkan, edhe Natasha e dëgjoi, kur donte të mbyllte një orar për kontroll në spital. 30 vjeçarja nga Novi Sadi sapo ka lënë pas vuajtjet e një tumori në sistemin limfatik dhe nuk do të humbasë kohë. Por ajo nuk ka para për të paguar “privatisht”, jashtë sistemit të sigurimit shëndetësor shtetëror vizitën mjekësore, shkruan “DW”.
Shumica e pacientëve në vendet e Ballkanit që përbënin dikur Jugosllavinë socialiste janë të varur nga sistemi shëndetësor shtetëror. Për qytetarët në Serbi, Maqedoni apo Bosnje, ku rroga mesatare është rreth 400 euro neto dhe papunësia kalon 20%, kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm. Këtë hap pacientët e ndërmarrin vetëm në rast nevoje, kur pritja e gjatë kthehet në rrezik për shëndetin. Ose kush ka para, përcjell albinfo.ch.
Sigurimi shëndetësor shtetëror ofron shumë pak mjete financiare, shprehet një ish-drejtor që nuk do të përmendet me emër, dhe që për vite me radhë ka drejtuar disa spitale në Serbi.
Për qytetarët në Ballkan, ku rroga mesatare shpesh vërtitet tek 400 euro neto dhe kontrollet private tek mjeku janë një luks i paarritshëm.
Vetëm në Serbi, me rreth shtatë milionë banorë, presin për kontribute të sigurimi shtetëror zyrtarisht në listë 75.000 vetë. Për ndërhyrje kirurgjikale pacientët presin edhe me vite. Në Bosnjë në javët e fundit qarkulluan në media artikuj për klinikën onkoligjike të Sarajevës që kishte mbetur pa zytostatika, që duhen në kimioterapinë kundër kancerit.
Por përtej dhomave të mbushura me pacientë ekzistojnë prej kohësh klinika e spitale private të mirëpajisur. Aty nuk mungon as personeli dhe as aparatet mjekësore. Kësaj i shtohet premtimi që nuk pritet më gjatë se tre ditë për një vizitë mjekësore. Të paktën 20 deri në disa qindra euro në muaj kushton sigurimi privat në Serbi. Një luks që mund ta paguajnë vetëm 2% e qytetarëve serbë.
Vërtet favorizohen më shumë ata që paguajnë nën dorë apo që njohin njerëzit “e duhur”. Në indeksin e korrupsionit të Transparency International aspirantët për në BE nuk marrin vlerësim të mirë. Mali i Zi është në vendin e 64, më keq është Serbia që zë vendin e 77, akoma më keq Kosova e Shqipëria që zënë respektivisht vendet e 85 dhe 91, si edhe Bosnja. Në fund të vendeve ballkanike gjendet Maqedonia në vendin e 107. Në sondazhe të ndryshme mjekët, krahas policëve të trafikut, shihen si më të korruptuarit.
Në të njëjtën kohë nga vendet e Ballkanit po largohen shumë mjekë. “Vitin e kaluar 180 nga 220 mjekë të diplomuar kanë kërkuar një certifikatë që u mundëson punën jashtë vendit”, thotë Goran Begoviç, kreu i sindikatës së mjekëve në klinikën qendrore të Shkupit. “Kjo shifër është e frikshme”, thotë ai.
Destinacioni më i preferuar është Gjermania, ku një mjek fiton 5 deri në 6 herë më shumë se në Serbi apo Maqedoni. Në vitin 2016, mjekët serbë përbënin grupin e tretë më të madh të mjekëve të lejuar për të punuar në Gjermani, pas sirianëve dhe rumunëve. Organizata Healthgrouper ka konstatuar se më shumë se treçereku i mjekëve në Serbi mendon për t’u larguar nga vendi. Situata është e ngjashme në vendet e tjera të Ballkanit.
Kështu krijohet një rreth vicioz, personeli mjekësor largohet nga vendi ose kalon në sektorin privat, ku pagat janë më të mira. Përballë këtyre qëndron një sistem shtetëror me shumë më pak para dhe mjekë e me lista të gjata pritjeje. Kolapsi i një sistemi të tillë duket si i paraprogramuar. Mirela Shishiç, që duhet të përballet me diabetin e fëmijës së saj në sistemin shëndetësor boshnjak nuk ka shumë shpresa: “Më parë do t’i shkatërroheshin veshkat vajzës sime se sa do të kryhej ndonjë reformë.”
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












