Kosova
Pritje të gjata para ambasadës së Zvicrës për viza
Përkundër të ftohtit të madh qytetarë të shumtë presin me orë të tëra në mënyrë që të marrin një vizë për të udhëtuar për në shtetin zviceran, qoftë për vizitë familjare apo shërim
Derisa në Kuvendin e Kosovës vazhdon të mos zgjidhet çështja e demarkacionit, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar, dhe të aplikojnë për viza.
E rendi për të marr një vizë para dyerve të ambasadave është i gjatë. Kështu ishte edhe sot para ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, raporton “KosovaPress”.
Përkundër të ftohtit të madh qytetarë të shumtë presin me orë të tëra në mënyrë që të marrin një vizë për të udhëtuar për në shtetin zviceran, qoftë për vizitë familjare apo shërim, përcjell albinfo.ch.
Edhe më e vështirë del të jetë procedura për marrjen e vizave për qytetarët që vijnë nga komunat e tjera në Prishtinë, pasi që për ta dalin shpenzime të shumta që i ngarkohen kostos së tyre.
Këto i rrëfen edhe Safete Zuzaku nga Gjilani. Ajo ka treguar për “KosovaPress” se si po ballafaqohet me procedura të cilat sipas saj janë të tepërta dhe të paarsyeshme, sidomos kur bëhet fjalë për një rast të ndjeshëm, siç është sëmundja.
“Procedurat po janë të vështira, që 3 muaj kam prit për 2 mars terminin edhe maltretim jo atë dokument, jo atë dokument, këtu i kam 20 dokumente dhe këto nuk po bëjnë, po duhet tash për secilin vet. Babën e kam sëmurë, ai është sëmur prej shtatorit. Aty çka po shoh refuzime unë sot, ku njerëzit po hyjnë e po dalin, kjo është vdekje. Plus harxhimet sa shkojnë, nuk e di askush, pritja, maltretimi”, shfryhet ajo.
Zuzaku tregon se edhe pse shpesh udhëton në Zvicër, gjithmonë ballafaqohet me procedura të cilat marrin shumë kohë.
Edhe Ali Hyseni nga Gjilani, ka treguar se pritjet janë të gjata, teksa janë bërë edhe të mërzitshme.
Atij i është dashur të pres gati dy muaj për termin në Ambasadën e Zvicrës.
Ndërsa Xhemë Lokaj, i cili kishte ardhur për të marrë vizën për të birin, thotë se ka mjaft pengesa në rrugën deri sa vjen momenti i marrjes së saj. Ai thotë se qytetarët po i mundojnë udhëheqësit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











