Botërori 2026
Pritje e ngrohtë për Zvicrën, Xhaka i drejtohet masës
Xhaka pas kthimit në Zvicër: Shpresoj t'ju kemi bërë krenarë, tani më pret familja
Përfaqësuesja e Zvicrës është rikthyer të martën në atdhe, pas paraqitjes historike në Kupën e Botës 2026, ku arriti deri në çerekfinale. Në Cyrih, futbollistët dhe stafi teknik u pritën ngrohtësisht nga mijëra tifozë, të cilët i përshëndetën për suksesin e arritur, shkruan albinfo.ch.
Gjatë ceremonisë së pritjes, para tifozëve folën përzgjedhësi Murat Yakin dhe disa prej futbollistëve, ndërsa nuk mungoi as mesazhi i kapitenit Granit Xhaka.
“Shpresoj që ishim në gjendje t’ju bëjmë të lumtur”, u shpreh fillimisht Xhaka para tifozëve.
Kapiteni i Zvicrës theksoi se forca kryesore e ekipit ishte uniteti dhe fryma e jashtëzakonshme brenda skuadrës.
“Lidhja jonë është e veçantë. Nuk kemi emra të mëdhenj, por jemi një trup dhe kemi shpirt të veçantë ekipor. Është vështirë të kuptohet çka kemi arritur. Në fund, mund të jemi të kënaqur me të arriturat”, deklaroi ai.
Mesfushori foli edhe për planet pas përfundimit të Botërorit, duke treguar se tani dëshiron të kalojë kohë me familjen.
“Tani do të shkoj në pushim dhe do të kaloj kohë me familjen. Më pas kthehemi në punë. Por me fëmijë nuk ka pushim asnjëherë. Është një lloj tjetër i punës tani”, tha Xhaka me humor.
Zvicra realizoi një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj në Kupat e Botës, duke arritur në çerekfinale dhe fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e saj gjatë turneut. /Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











