Kosova
Pritet rekord i diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit
Për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë jashtë, këto janë datat kyçe: 17 Maj afati i fundit për regjistrim online; 25 Maj – 6 Qershor periudha e votimit përmes postës; 6 Qershor dita e votimit fizik në përfaqësitë diplomatike (nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas orës lokale)
Procesi i regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës po shënon shifra të larta. Sipas të dhënave zyrtare të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), brenda vetëm katër ditëve nga nisja e periudhës së aplikimit, janë pranuar mbi 36 mijë kërkesa.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se nga 6 maji e deri në orët e para të ditës së sotme, platforma elektronike ka regjistruar saktësisht 36,154 kërkesa, shkruajnw mediat vendore, transmeton albinfo.ch.
Nga totali i aplikimeve të pranuara, KQZ ka procesuar dhe aprovuar deri më tani rreth 25 mijë prej tyre, ndërsa pjesa tjetër mbetet në pritje ose është refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve.
“Nga 25,376 aplikime të aprovuara, shumica dërrmuese – mbi 18 mijë shtetas – kanë zgjedhur të dërgojnë pakon me fletëvotim në kutitë postare jashtë Kosovës,” deklaroi Elezi, duke specifikuar se vetëm 6,280 persona janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.
Për herë të parë, procesi i votimit fizik jashtë vendit do të shtrihet në 48 përfaqësi diplomatike (33 ambasada dhe 15 konsullata), me një total prej 70 vendvotimesh. KQZ ka caktuar një tavan maksimal prej 66,450 votuesish që mund të votojnë fizikisht, për shkak të kapaciteteve logjistike të misioneve diplomatike.
Sipas rregullave të reja, votimi në ambasada do të organizohet vetëm në ato pika ku regjistrohen të paktën 50 votues. Nëse ky numër nuk arrihet, votuesit do të kalojnë automatikisht në sistemin e votimit përmes postës.
Për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë jashtë, këto janë datat kyçe: 17 Maj afati i fundit për regjistrim online; 25 Maj – 6 Qershor periudha e votimit përmes postës; 6 Qershor dita e votimit fizik në përfaqësitë diplomatike (nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas orës lokale).
Votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet një ditë përpara datës zyrtare të zgjedhjeve në Kosovë, duke u dhënë mundësinë autoriteteve të sigurojnë transportin e votave dhe integrimin e tyre në rezultatin final. KQZ u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë platformat zyrtare për regjistrim sa më parë, për të shmangur vonesat e minutës së fundit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











