Kosova
Pritet ngritja e temperaturave në Kosovë
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3 deri 4 gradë celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas kësaj vale të acartë të këtyre ditëve të fundit, Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga juglindja, të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Sipas IHMK-së, shtypja atmosferike do të shënoj rënie duke i ruajtur vlerat e normales. Kjo situatë ndryshe e motit do të jetë gjithnjë në përmirësim sa i përket gjendjes termike, përcjell albinfo.ch.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3 deri 4 gradë celsius.
Këto vlera të temperaturave pozitive do të ndikojnë në shkrirjen e ngadalshme të borës gjatë ditës derisa gjatë natës dukuria e shkrirjes do të jetë më e ngadaltë meqë do të ketë vlera negative të temperaturave.
Në mëngjes do të ketë ngrica të cilat do të vështirësojnë komunikacionin, kurse në shumë territore do të paraqitet edhe mjegulla si dukuri meteorologjike.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









