Lajme
Pritet heqja graduale e kufizimeve në Gjermani
Bëhet e ditur se Qeveria federale dhe ato të landeve po shqyrtojnë mundësitë për lehtësimin e masave kundër virusit Corona. Flitet për një plan me tri faza për lehtësim, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave gjermane, thuhet se brenda pesë javësh është e mundur të hiqen të gjitha kufizimet e mëdha për shkak të pandemisë Corona.
“Deri në fillim të pranverës më 20 mars 2022 mund të hiqen gradualisht kufizimet e mëdha në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike”, thuhet në një draft për konsultimet mes kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrave të landeve, të cilat do të mbahen të mërkurën.
Referuar informacioneve nga agjencitë e lajmeve, drafti i Kancelarisë deri tani është koordinuar vetëm me përfaqësues të disa landeve. Drafti mund të ndryshojë deri të mërkurën, tha ai.
Nga raporti, vlerësohet se në hapin e parë, duhet të lejohet futja në dyqane “në mbarë vendin për të gjithë njerëzit pa kontrolle”, e do të ketë ndryshime edhe për takimet e personave të vaksinuar dhe të shëruar. Aktualisht mund të takohen vetëm dhjetë persona të shëruar apo vaksinuar. Në hapin e parë propozohet të takohen deri në 20 persona, por numri përfundimtar ende nuk është caktuar. Nga data 4 mars do të ketë lehtësime në restorante, diskoteka dhe klube si dhe për evente të mëdha. Ndërsa nga 20 marsi, “të gjitha masat e rëndësishme mbrojtëse nuk do të zbatohen më”, e pritet të pezullohet edhe obligimi i Homeoffice.
Maskat mbeten
Sidoqoftë, Qeveria federale dhe ato të landeve duan të mbajnë masat elementare mbrojtëse, siç është mbajtja e maskave. Bundestagu duhet të krijojë bazën ligjore që landet të mund të marrin masat e duhura. Maskat do të vazhdojnë të mbahen, veçanërisht në ambiente të mbyllura, në autobusë dhe trena.
Drafti merr parasysh edhe deklaratën e fundit të Këshillit të Ekspertëve të Qeverisë Federale, sipas së cilës rritja e infeksioneve të reja “do të marrë fund në javët e ardhshme”. Ndaj ka ardhur koha për të planifikuar një strategji afatgjatë për hapjen graduale. Hapat e tjerë varen nga niveli i vaksinimit dhe gjendja në sistemin shëndetësor.
Në draft trajtohet edhe kërkesa e diskutueshme për vaksinimin me detyrim të stafit në institucionet shëndetësore dhe kujdesin për të moshuarit, e cila duhet të futet në fuqi nga 16 marsi. Në draft thuhet se Zyrat shëndetësore duhet të kujdesen për zbatimin e masave. Ndalimi i punës për punonjësit që nuk paraqesin dëshmi vaksinimi, është hapi i fundit. Ndaj ndalimet e hyrjes në vende pune nuk do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe automatikisht, thuhet në draft. E priten ndryshime edhe te vendosja e masave për statusin e vaksinimit dhe të të shëruarve, sepse kohët e fundit ka pasur kritika të shumta për shkak të shkurtimit të statusit të të shëruarve nga gjashtë në tre muaj./DW
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












