Kosova

Prishtinë: Protestuesit para ish-selisë së EULEX-it pas vendimit të Hagës

Qytetarët protestuan kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa disa prej tyre u ngjitën në dyert e objektit

Protestuesit janë nisur drejt ish-selisë së EULEX-it në Prishtinë, ku kanë vazhduar protestën pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, raporton albinfo.ch.

Pavarësisht se pjesëtarët e Policisë së Kosovës u kanë shpjeguar protestuesve se EULEX-i nuk ndodhet më në atë objekt, qytetarët kanë vazhduar protestën para ndërtesës.

Në shenjë proteste, disa prej tyre janë ngjitur dhe janë varur në dyert e ish-objektit të EULEX-it./Albinfo.ch