Kosova
Prishtinë, nesër mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri
Nesër do të mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili pritet të bashkojë 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se forum pritet të hapet me një fjalim nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe shefi i Odës Ekonomike së Austrisë në Kosovë, Wilhelm Nest. Po ashtu, fjalën kyçe do ta mbajë kryeministri Albin Kurti, për të vazhduar me adresim nga ministrja e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Gjithashtu, do të zhvillohet një diskutim me panel me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe Zuzana Zavarská, ekonomiste në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, si dhe prezantime nga Oda Ekonomike e Austrisë, Raiffeisen Bank Kosova, KIESA, Innovation Center Kosovo (ICK), ITP Prizren dhe Agjencia Austriake për Zhvillim. Ndërsa pasdite, kompanitë nga Austria dhe Kosova do të eksplorojnë për mundësitë gjatë takimeve B2B të personalizuara.
“Forumi Ekonomik Kosovë-Austri përbën një manifestim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe shumë të ngushta në shumë fusha që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Me Austrinë që tashmë është investitori i katërt më i madh në Kosovë, Forumi Ekonomik do të forcojë më tej marrëdhëniet e biznesit ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve”, është shprehur ambasadori Weidinger.
Forumi Ekonomik organizohet nga Ambasada austriake në Prishtinë dhe Oda Ekonomike e Austrisë, me mbështetjen e Raiffeisen Bank në Kosovë.
Ngjarja zhvillohet në kuadër të go-international dhe ReFocus Austria, një nismë e përbashkët e Ministrisë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, Ministria Federale për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike, Oda Ekonomike Federale Austriake, Zyra Kombëtare Turistike Austriake dhe ministritë federale të tjera.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












