E-Diaspora
Prishtina i tregon vendin Dardanisë së Bazelit, 5:1
Ashtu siç ishte paralajmëruar, skuadra shqiptare nga Bazeli, FC Dardania, u përball sot në mesditë në një takim miqësor me kampionin e Kosovës, FC Prishtinën
Prishtina e nisi lojën me tempo të lartë të sulmeve të njëpasnjëshme në drejtim të portës musafire, ku vetëm pas një çereku lojë ata nuk arritën të realizojnë tri raste të qindë për qinda për shënim. Kastriot Raxha, Isuf Llumnica dhe Shkëmbim Salihu dështuan të tëndin rrjetën e Kajum Osmanit. Por dhe shumë raste të tjera të prishtinasve që nuk u treguan efecient para portës së Osmanit.
Portieri i Dardanisë ndonëse tregoi shenja pasigurie, ishte më meritori që pjesa e parë e takimit të mbyllej tre zero në favor të skuadrës vendase, me golat e shënuar I. Shabani në minutën e 28, G. Begolli në minutën 35-të dhe Liridonn Latifi në minutën 43-të. Ndonëse goli i dytë ishte pozitë jashtë loje dhe i treti erdhi pas një ndërhyjre të ashpër të prishtinasve që arbitri nuk e ndali.
Megjithë presionin e vendasve skuadra zvicerane nuk u dorëzua dhe vazhdoi të krijojë raste për shënim. Veçmas treshja e lojtarëve me përvojë, Artan Shillova, Përparim Rafuna dhe Bajram Salihu rrezikonin portën e prishtinasve.
Kështu në minutën e shtatë, Artan Shillova për pak sa nuk befasoi me një gjuajtje të furishme prej 25 metrash portierin e reprezentacioni të Kosovës, Kushtrim Mushicën. Gjuajtjet e forta të Artan Shillovës e vënin seriozisht në provë Mushicën tri ditë para përballjes së parë së Kosovës kundër Haitit.
Pjesa e dytë e përballjes nisi prapë me domininim të Prishtinës të cilët ngritën epërsinë në 4 dhe pas pak në 5- 0.
Ndërkohë që përpjekjet e dardanëve për të shënuar golin i nderit u finalizuan pak para përfundimit të ndeshjës, e cila u mbyll 5:1
Skuadra musafire ndonëse vjen nga një ligë shumë më e ulët e futbollit e futbollit zviceran i rezistoi mirë sulemeve të vendasve, të cilët fizikisht ishin shumë më të përgatitur se musafirët. Mirëpo nga aspekti teknik nuk vërehej ndonjë dallim i madh, u shpreh trajneri i Dardanisë I.Hajdari.
„Prishtina ishte shumë më e përgatitër se ne, shihej qartë se ne fizikisht luajmë në disa nivele në poshtë se ta. Prishtina ka një skuadër të mirë që luan futboll të rrjedhshëm dhe për ne ishte një rast i rrallë për të luajtur kundër tyre“, u shpreh ai falenderues për mikpritjen e prishtinasve.
Kurse në fund të ndeshjës, Afrim Tovërlani e vlerësoi lojën e dardanëve të mirë, duke marrë parasysh se në çfarë lige garojnë, sot ata treguan një lojë të mirë, tha ai.
„Për ne ka qenë kjo ndeshja fundit para fillimit të kampionatit dhe rezultati nuk kishte rëndësi, por megjithatë e kam parë që skuadra jonë është më e përgatitur se Dardania. Më bënë përshtypje disa futbollistë të Dardanisë dhe për rangun që janë, luajnë mirë, vlerësoi Toverlani.
I pyetur nga albinfo për motivacionin e lojtarëve për të luajtër kundër një skuadre nga diaspora, Toverlani u shpreh se i kam futur lojtarët në lojë me motivacionin që të luajnë në mënyrën më serioze që është e mundur, pa e nënçmuar kundërshtarin dhe që të kenë kujdes në duele, duke dëshmuar respektin për skuadrën që ka ardhur nga diaspora e mos ti lëndjnë ata, e as veten sepse kampionati fillon sot një javë.
Bekim Dalipi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













