Shkurt.ch
Prilli më “i çmendur” në historinë e Zvicrës: Nga +26.2 në -5.5 gradë!
Më 9 prill në Valis ishte matur temperatura prej 25.2 gradësh dhe madje më 10 prill termometri kishte shënuar 26.2 gradë që është rekord absolut për këtë kohë, prejse maten temperaturat në Zvicër
Muaji prill i këtij viti do të hyjë në anale për motin veçanërisht të ndryshueshëm e të paqëndrueshëm që ka mbretëruar gjatë gjithë kohës, shkruan srf.ch
Kështu, më 9 prill në Valis ishte matur temperatura prej 25.2 gradësh dhe madje më 10 prill termometri kishte shënuar 26.2 gradë që është rekord absolut për këtë kohë, prejse maten temperaturat në Zvicër.
Por pastaj, pikërisht në kohën e festës së Pashkëve ndodhi thyerja: në të dielën e Pashkëve pati reshje bore në pjesën veriore të Alpeve në lartësinë mbidetare prej 800 metrash, transmeton albinfo.ch. Në natën e të enjtes në javën në vijim temperaturat në disa vende ranë nën zero. Kështu në Visp qe matur temperatura prej minus 5.5 gradësh, ndërsa në një lartësi pak më të madhe ishte regjistruar madje një temperaturë prej minus 12.9 gradësh.
Një rënie e tillë e temperaturës ka bërë që në shumë lokalitete të dëmtoheshin në tërësi rrushi dhe pemët. Më 28 prill në shumicën e vendeve në Zvicër ka pasur rreshje “serioze” bore. Në disa pjesë të Kantonit St. Gallen madje shtresa e bardhë ka arritur trashësinë prej afër 30 centimetrash.
Pas një periudhe të ftohtë, e shtuna ka shënuar ngritje temperaturash mesatarisht deri në 16 gradë dhe më në fund kemi parë një qiell të kaltër e pa vranësira. Një mot i tillë pritet të mbajë edhe të dielën.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













