Bota
Prifti ortodoks rus lëvdohej në Instagram me jetën e tij luksoze
Kisha ortodokse ruse është duke kryer një hetim, pasi një prift u gjend nën presion publik për shkak të një sërë fotografish, në të cilën ai vesh rroba dhe këpucë të stilistëve të njohur.
Viacheslav Baskakov nga Tveri, në afërsi të Moskës, nëpër rrjetet sociale mburrej për shijen e tij të shtrenjtë, por pas presionit nga publiku dhe kisha, ai e mbylli shpejt profilin e tij të Instagram, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Albinfo.ch.
Megjithatë, fotografitë e këpucëve dhe çantave luksoze, tashmë janë bërë virale në internet.
Sipas portaleve ruse, komisioni disiplinor do të shqyrtojë sa më parë këtë rast, ndërsa Alexandre Volkov, zëdhënësi i patriarkut Kiril, tha se do të përpiqet të “mbushë mend” me masa shtesë priftin e pakënaqur.
“Një mënyrë e tillë modeste e jetës, nuk duhet t`i dallojë priftërinjtë e kishës sonë”, i tha Volkov radiostacionit rus “Govorit Moskva”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












