Lajme
Prezantohet projekti “Tungjatjeta”, metodë e re dygjuhëshe për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Në kuadër të Seminarit XIX Mbarëkombëtar të Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë u prezantua projekti “Tungjatjeta”, një metodë e re dygjuhëshe për mësimin e gjuhës shqipe, e hartuar për fëmijët shqiptarë që rriten në mjedise dygjuhëshe dhe shumëgjuhëshe.
Projekti u prezantua nga Dr. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, e cila foli për procesin institucional që çoi në zhvillimin e kësaj nisme. Ndërkaq, Prof. Dr. Aljula Jubani prezantoi qasjen didaktike dhe risitë metodologjike të metodës.
“Tungjatjeta” është iniciuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, si dhe me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë.
Autorë të metodës janë Prof. Dr. Aljula Jubani, Prof. Dr. Linda Meniku dhe Dr. Adriana Bejko. Në botimin shqip–anglisht, Dr. Adriana Bejko ka realizuar edhe përkthimin e tekstit në gjuhën angleze.
Versioni i parë i metodës është botuar në variantin shqip–anglisht (niveli A1), ndërsa në fazat e ardhshme projekti synon zgjerimin edhe në gjuhë të tjera, në përputhje me nevojat e komuniteteve shqiptare në diasporë.
Sipas prezantuesve, “Tungjatjeta” përfaqëson një model bashkëkohor për mësimin e shqipes si gjuhë e trashëgimisë, duke synuar t’u përgjigjet profileve gjuhësore dhe nevojave të brezave të rinj të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











