Kultura
Prezantohet projekti mbi Eposin e Kreshnikëve
Projekti u realizua në vitet 2012-2014-2016 dhe janë shënuar e incizuar 15 vëllime me këngë e tregime, që është pasuri e përmasave të mëdha etnokulturore kombëtare e evropiane dhe dëshmi për dosjen për UNESCO
Në Windisch të Kantonit Aargau bëhet përurimi i projektit hulumtues shkencor të Institutit Albanologjik të Prishtinës “EPOSI I KRESHNIKËVE – monument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në pesë vende të Ballkanit”. Me këtë rast shfaqet edhe filmi dokumentar Eposi i Kreshnikёve.
Projekti u realizua në vitet 2012-2014-2016 dhe janë shënuar e incizuar 15 vëllime me këngë e tregime, që është pasuri e përmasave të mëdha etnokulturore kombëtare e evropiane dhe dëshmi për dosjen për UNESCO. Projekti ka marrë vlerësimin në kategorinë Hulumtim: “Mendim Special 2016‘‘ nga Europa Nostra në Hagë. Edhe filmi ёshtё pjesё e dosjes pёr UNESCO, e cila ёshtё pёrgatitur në vitet 2009-2013, nga ekspertёt e Komisionit Qeveritar të Kosovës, nga Tirana e Prishtina, prof. dr. Shaban Sinani, prof. dr. Vasil Tole dhe prof. dr. Zymer U. Neziri, kryetar.
Incizimet e filmit janë kryer nё katër shtete tё Ballkanit, ku jetojnё shqiptarёt: Mali i Zi, Shqipёri, Kosovё, Maqedoni. Në përurim do të jetë i pranishëm edhe bartësi i projektit, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri.
Përurimi bëhët më datën 4 qershor 2016 në aulën e Shkollës Chapf në Windisch, Dohlenzelgstrasse, në orën 17.00.
Organizatorë: LAPSH „Naim Frashëri“ për Kantonin Aargau dhe
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ në Zvicër.
Pjesёmarrja Juaj na nderon
Për informata, në telefonat: 078 647 92 25 dhe 079 557 02 64
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Qershor 2016
- Ora17:00
- LokacioniWindisch, Aargau
- Data e përfundimit23 Maj 2026 - 17:50
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













