Lajme
Prezantohet aplikacioni i Metës me nofkën “vrasësi i Twitter”
Pronari i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, i cili zotëron Facebook dhe Instagram, ka prezantuar aplikacionin Threads, i cili pritet të jetë konkurrenti kryesor i Twitter-it.
Shumë e kanë quajtur këtë aplikacion “vrasësi i Twitter”, pasi do të funksionojë në mënyrë të ngjashme, me postime të bazuara në tekst që mund të pëlqehen, të komentohen dhe të shpërndahen.
Përdoruesit do të mund të ndjekin llogaritë që ndjekin tashmë në Instagram, si dhe të ruajnë emrin e përdoruesit, ndaj Meta shpreson që ky integrim me aplikacionet e tjera të tyre të kontribuojë në popullaritetin e Threads.
“Mirë se erdhe në Threads”, shkroi Zuckerberg në postimin e tij të parë në aplikacion, së bashku me një emoji zjarri.
Zuckerberg njoftoi se ky rrjet social regjistroi pesë milionë aplikues në katër orët e para të ekzistencës së tij. /Euronews
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












