Lajme
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të përbashkët kulturore për komunitetin shqiptar.
Në një atmosferë bashkëpunimi dhe vizioni të përbashkët, në Bern u prezantua një projekt-propozim me rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar në Zvicër: studimi i fizibilitetit për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare, transmeton albinfo.ch.
Projekti u prezantua në prani të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ermal Dredha, Ambasadorit të Republikës së Kosovës, Mentor Latifi, si dhe Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri.
Iniciativa vjen nga Lidhja Luginas, e drejtuar nga kryetari Ing. Tefik Selmani, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të diasporës për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar në Zvicër.
Prezantimi i projektit u realizua nga doc. phd Isak Alimi dhe hulumtuesja arkitekte Arxhenda Lipovica, të cilët shpalosën vizionin dhe rëndësinë e krijimit të një hapësire të përbashkët kulturore për shqiptarët që jetojnë në Zvicër.
Sipas prezantuesve, kjo qendër synon të shërbejë si një pikë referimi për aktivitete kulturore, edukative dhe komunitare, duke forcuar lidhjet mes shqiptarëve në diasporë dhe duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare.
Kjo nismë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt bashkimit të komunitetit shqiptar dhe promovimit të kulturës sonë në Zvicër, ndërsa pritet që në të ardhmen të zhvillohen projekte konkrete për realizimin e kësaj qendre kulturore./Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











