Kosova
Presidentja Osmani për sulmin tragjik në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron me popullin gjerman
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit tragjik në Magdeburg, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe humanizmit në kohë të vështira.
Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Presidentja Osmani tha:
“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e dhimbshme për kërcënimet që përballemi dhe për forcën që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur”. Ajo bëri thirrje për solidaritet dhe bashkim në përballjen e sfidave të përbashkëta, duke theksuar se humanizmi dhe mirëkuptimi janë thelbësorë në përballimin e momenteve të tilla.
Në fund të deklaratës, Osmani shprehu mbështetjen e Kosovës për popullin gjerman:“Populli i Kosovës qëndron me popullin e Gjermanisë!”
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta











