Kosova
Presidentja Osmani dhe ish-Presidenti Sejdiu marrin pjesë në varrimin e Ahtisaarit
Mësohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ish-Presidentin Fatmir Sejdiu kanë udhëtuar për në Finlandë për të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, përcjell albinfo.ch.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e presidencës.
“Me ftesë të qeverisë finlandeze, Presidentja Osmani krahas krerëve shtetërorë nga vende të tjera të botës, do të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Finlandës dhe kryenegociatorit për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Funerali i presidentit Ahtisaarit do të mbahet më 10 nëntor.
Ahtisaari vdiq më 16 tetor, në moshën 86-vjeçare. Ai ishte ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












