Lajme
Presidentja e Greqisë uron rrobaqepësen shqiptare për gjestin e saj human
Një rrobaqepëse shqiptare është nderuar nga Presidentja e Republikës së Greqisë, pasi ka qepur dhe dhuruar 600 maska për spitalin Grevena.
Nga gjesti human i shqiptarës që punoi 600 maska falas për stafin mjekësor në Greqi, ka qenë vetë Presidentja Ekaterina Sakellaropoulou, ajo që ka telefonuar shqiptaren dhe e ka uruar për këtë gjest. Në një postim në Facebook, Presidentja e Republikës vëren se në këto kushte të papara nga pandemia e koronavirusit gjejmë “ofertën vullnetare të përditshme”, përcjell albinfo.ch.
Një rrobqepëse shqiptare është nderuar nga Presidentja e Republikës së Greqisë, pasi ka qepur dhe dhuruar 600 maska për spitalin Grevena. Ka qenë vetë Presidentja Ekaterina Sakellaropoulou, ajo që e ka telefonuar shqiptaren dhe e ka uruar për këtë gjest. Në një postim në Facebook, Presidentja e Republikës vëren se në këto kushte të papara nga pandemia e koronados gjejmë “ofertën vullnetare të përditshme”.
“Rrobaqepësit e modave bëjnë maska, mësuesit vazhdojnë kurse online, bizneset ofrojnë mbështetje financiare dhe logjistike. Akte të tilla na japin një mundësi unike për të rimenduar vlerat tona njerëzore dhe mënyrën se si ne organizojmë marrëdhëniet tona personale, familjare dhe shoqërore”, shprehet Sakellaropoulou.
Rrobaqepësja shqiptare, Elona Agolli, pronare i dyqanit në Grevena, iu përgjigj kërkesës së spitalit Grevena për të bërë 600 maska dhe madje refuzoi të paguhej për to, kur zyrtarët e spitalit kërkuan një çmim për të bërë pagesën, shkruan dosje.al.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Agolli kishte harxhuar nëntë ditë për të qepur 600 maskat që kanë një leckë të dyfishtë dhe një filtër special midis tyre. Këta janë shqiptarët në Greqi, ambasadorët e vërtetë që përfaqësojnë Shqipërinë në vendin ku jetojnë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













