Kosova
Presidenti i Shqipërisë: Trishtim i thellë për vendimin e sotëm
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka shprehur trishtim të thellë për vendimin, ndërsa ka vlerësuar vendosmërinë për apelimin e tij.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie”, ka shkruar Begaj.
Ai ka shtuar se, sipas tij, vendimi nuk e ndryshon qëndrimin e shqiptarëve ndaj UÇK-së, transmeton albinfo.ch.
“Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në!”, ka deklaruar presidenti shqiptar.
Begaj e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Liria ka emër!”
Reagimi i presidentit vjen pas vendimit të shpallur sot në Hagë, ndaj të cilit mbrojtja pritet të ndjekë rrugën e apelimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












