Kosova
Presidenti i Kroacisë hyn ‘garant’ për lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët, për mbrojtje në liri.
Kështu ka thënë Hisen Berisha, ish-gjenerali i UÇK-së në Koshare dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në emisionin A23.
”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje” – ka deklaruar Berisha
Berisha ka kritikuar institucionet e Kosovës se nuk patën kurajo për të garantuar mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.
”Kurse përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk patën kurajo ta marrin këtë përgjegjësi, sepse edhe nuk ju besojnë” – ka deklaruar Berisha.
Berisha e konsideron këtë një turp për Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
”Eshtë për turp… kjo sot cfarë ka ndodh, rëndon dhe e turpëron, nivelin e presidentes, kryeministrit edhe të kryeparlamentarit, edhe ministrave tjerë. Sepse janë të pabesueshëm për atë institucion juridik që vetë e kemi krijuar, që sot të garantojnë mbrojtjen në liri të personaliteteve të tyre, që nuk janë me peshë të vogël për Kosovën dhe për historinë” – ka thënë Berisha.
Gjykata Speciale të premten ka bërë të ditur se ka refuzuar kërkesat e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi.
Kjo nuk është hera e parë që ish-krerëve të UÇK-së u refuzohet kërkesa për lirim.
Ata po akuzohen për krime lufte. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999
E-Diaspora
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA Shqiptari Shkëmbim Ademi ka vendosur që ceremoninë e diplomimit ta bëjë më ndryshe. ...
-
Familjarët e Sadik Durakut, në kërkim të informacioneve kur ka kaluar gati një muaj në paraburgim në Serbi
-
Dy filma shqiptarë në Festivalin Ndërkombëtarë të Filmit në Gjenevë
-
Ardon Jashari largohet përfundimisht nga Lucerni
-
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi