Lajme
Prej sot, për hyrjen në Gjermani vlejnë rregulla të reja
Të gjithë personat mbi moshën dymbëdhjetëvjeçare duhet të tregojnë dëshminë se janë vaksinuar, atë të shërimit ose rezultatin negativ të testit
Saktësisht nga 1 gushti, gjegjësisht që nga mesnata e mbrëmshme, ashtu siç ishte paralajmëruar, vlejnë rregulla të reja për hyrjen në Gjermani.
Kjo bëhet me qëllimin për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit tani kur po i afrohemi fundit të pushimeve verore.
Të gjithë personat mbi moshën dymbëdhjetëvjeçare duhet të dëshmojnë që në hyrje për uljen e transmetimit të koronavirusit dhe këtë mund ta bëjnë: me dëshminë se janë vaksinuar, dëshmi të shërimit ose me rezultat negativ të testit.
Një detyrim i tillë tashmë ka ekzistuar për udhëtarët që hynin në Gjermani përmes vijës ajrore, transmeton albinfo.ch. por, nga sot ai zbatohet për të gjithë udhëtarët, pavarësisht se me cilat mjete të transportit ata vijnë, përfshirë ata me makinë ose tren.
Për ata që kanë qëndruar në zona me variante të reja shqetësuese të virusit, dëshmia e testit është e detyruar. Dëshmitë e shërimit ose vaksinimit nuk janë të mjaftueshme në këtë rast.
Ndryshimi tjetër është se tani ka vetëm dy kategori në vend të tri sa ishin, për zonat në mbarë botën me rrezik më të lartë të infeksionit, përcjell albinfo.ch.
Fjala është për: zonat me rrezik të lartë dhe zonat në të cilat po qarkullojnë variante të reja shqetësuese të virusit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









