Shkurt.ch
Prej sot, dënime unike në gjithë Zvicrën për ata që udhëtojnë pa bileta
Dega e transportit publik, duke u bazuar në një vendim të Parlamentit Federal, ka vendosur të ndërtojë një bankë qendrore të dhënash për të regjistruar në të personat që udhëtojnë “në të zezë” ose “në zonën gri”
Afërsisht 60 milionë udhëtime në vit në Zvicër realizohen pa biletë të vlefshme ose me ndonjë biletë pjesërisht të vlefshme. Por janë shumë më pak në numër, gjithsej 800 mijë raste që kapen, identifikohen dhe regjistrohen në regjistrat përkatës. Trafiku publik i Zvicrës, për shkak të pasagjerëve që nuk paguajnë biletat shënon humbje prej dhjetëra milionë frangash, njofton organizata tarifore e transportit publik ch-direct, shkruan 20minuten.ch.
Për të evituar këtë gjendje, dega e transportit publik, duke u bazuar në një vendim të Parlamentit Federal, ka vendosur të ndërtojë një bankë qendrore të dhënash për të regjistruar në të personat që udhëtojnë “në të zezë” ose “në zonën gri”, transmeton albinfo.ch. Dhe, kjo bankë ka filluar të funksionojë nga sot, 1 prill 2019.
Deri në fund të vitit, të gjitha ndërmarrjet e transportit, afër njëqind sosh sa janë në Zvicër, do t`i bashkohen këtij sistemi. Kjo bankë të dhënash do të ngrihet dhe drejtohet nga Postauto.
Ky regjistër të dhënash nuk e rrit çmimin e dënimit për udhëtim pa biletë por një ngritje dënimi bëhet në rast se personi i regjistruar njëherë si shfrytëzues i transportit “në të zezë”, kapet për së dyti. Me sistemin e ri, njerëzit që udhëtojnë në mënyrë të përsüëritur pa biletë të vlefshme do të ndiqen në mënyrë unike në gjithë Zvicrën, përcjell albinfo.ch. Ata do të regjistrohen në varësi nga pesha e shkeljes.
Duke qenë se të gjitha ndërmarrjet transportuese do të jenë të lidhura në një sistem të përbashkët, do të kursehen edhe shpenzimet sistemore dhe do të rritet efikasiteti në venien e faturave. Disa nga ndërmarrjet e transportit tashmë ofrojnë edhe mundësinë që në rast se pasagjeri ka harruar ta marrë me vete abonamentin, ta dëshmojë online pasjen e tij
Ch-direct garanton se i është kushtuar kujdes mbrojtjes së të dhënave, gjegjësisht të privatësisë, mbi bazën që e mundëson ligji përkatës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









