Kosova
“Prapa vrasjes qëndron Beogradi zyrtar”
Ish-gazetari dhe për dikur agjenti i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bojan Bozhoviq, është shprehur se njerëzit e thjeshtë besojnë që prapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviq, qëndron Beogradi zyrtar.
Ai ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se, Ivanoviq e pagoi me jetë qëndrimin e tij kundërshtues në raport me politikën e Aleksandar Vuçiqit, vartësve të tij dhe bandave që kontrollojnë pjesën veriore të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se Ivanoviq ka bashkëpunuar shumë me gazetarët dhe lajmi për vrasjen e tij ishte shumë i papritur.
“Nëse kriminelët janë ata që kanë vendosur dhe e kanë vrarë, kjo vrasje do të zgjidhet brenda një jave. Nëse është e përfshirë politika, kjo vrasje nuk do të zgjidhet”, deklaroi Bozhoviq.
Ai mendon se prapa kësaj ngjarje, ndodhet Beogradi zyrtar. “Për momentin kemi dy qëndrime të ndryshme: një të Beogradit dhe një të Prishtinës zyrtare. Por, ne njerëzit e thjeshtë besojmë se Beogradi qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq. Ai para pak kohësh pati dalë me një deklaratë se serbët nuk kanë pse të largohen nga Kosova, por frikësohen nga bandat në veri. Kjo mund t’i ketë kushtuar me jetë atij”, theksoi Bozhoviq, duke shtuar: “Kriminelët në veri i kontrollon Zvonko Veselinoviq, përkatësisht vëllai i tij, Zharko. Edhe bilbilat e dinë këtë gjë. Të dy kanë lidhje me Aleksandar Vuçiq. Çdo biznes që ka Veselinoviq, ai e ka së bashku me vëllain e Aleksandar Vuçiq”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











