Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni solli nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një teleskop me aperturë 130 milimetra, të cilin e dhuroi gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Asteroidëve, transmeton albinfo.ch.
Teleskopi iu dhurua me short njërit prej pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në aktivitetin e mbajtur më 30 qershor në Observatorin Kombëtar të Kosovës në Shtime.
Përveç teleskopit, organizatorët ndanë edhe dhurata të tjera për pjesëmarrësit, përfshirë fragmente meteoritësh, stoli me tematikë planetare, ushqim astronautësh dhe surpriza të ndryshme.
Aktiviteti mblodhi dashamirës të astronomisë dhe shkencës hapësinore, të cilët patën mundësinë të ndjekin edhe prezantime nga ekspertë ndërkombëtarë, duke u njohur më nga afër me asteroidët, universin dhe zhvillimet më të fundit në fushën e astronomisë./Albinfo.ch