Lajme
Posta Zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri, qytetarët të kenë kujdes nga fletënjoftimet me kod QR
Mashtruesit po lënë në kutitë postare njoftime që duken si zyrtare, por kodi QR i dërgon përdoruesit në faqe të rreme për pagesa.
Posta Zvicerane ka lëshuar një paralajmërim për një skemë të re mashtrimi që po qarkullon në kantonin e Cyrihut, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj njoftimeve të rreme për dërgesa, përcjell albinfo.ch.
Sipas Postës, mashtrimi realizohet përmes fletënjoftimeve që lihen në kutitë postare dhe që ngjajnë pothuajse identikisht me njoftimet zyrtare të Postës Zvicerane. Në to përfshihet një kod QR, i cili, pasi skanohet, e dërgon përdoruesin në një faqe interneti të rreme.
Në këtë faqe, viktimës i kërkohet të kryejë një pagesë paraprake për një dërgesë të supozuar.
“Kushdo që skanon kodin QR bie menjëherë në kurthin e mashtruesve”, paralajmëroi një zëdhënës i Postës Zvicerane, duke shtuar se kërkesat e papritura për pagesa duhet të ngjallin gjithmonë dyshime.
Autoritetet këshillojnë qytetarët që të mos skanojnë kode QR nga njoftime të dyshimta dhe të kontrollojnë gjithmonë nëse adresa e internetit është zyrtare e Postës Zvicerane. Nëse kodi QR të çon në një adresë që nuk i përket Postës, njoftimi duhet të hidhet menjëherë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












