Shkurt.ch
Posta zvicerane dërgon mostrat laboratorike me dron nëpër spitale
Pas Luganos TI dhe Bernë, Posta e Zvicrës gjithashtu do të dërgojë rregullisht një dron në Cyrih javën e ardhshme. Ka për qëllim transportimin e mostrave laboratorike në mes të Spitalit Universitar Unispital dhe Irchel të Cyrihut, në mënyrë krejtësisht autonome.
Fluturimet e para testuese do të fillojnë më 6 dhjetor. Droni do të fluturojë nga dita e 10 dhjetorit, mes orës 7.30 dhe 16.45, shkruan posta në një komunikatë, përcjell albinfo.ch. Në fundjavë dhe gjatë festave droni mbetet në pistë.
Posta planifikon nga pesë deri në dhjetë fluturime me dronë në ditë, duke mbuluar distancën ndërmjet dy vendeve më shpejt se sa në rrugë tokësore. Shpejtësia mund të jetë e rëndësishme për operacionet spitalore. Përveç kësaj, dronët janë më ekologjik.
Projekti pritet të zgjasë një vit. Pajisja e përdorur në Cyrih ka sisteme moderne të sigurisë – por pa kamera në rrugë. Në këtë projekt janë përfshirë Zyra Federale e Aviacionit Civil (Bazl), kontrolli i trafikut ajror “Skyguide” dhe autoritetet lokale, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













