Kosova
Posta e Kosovës, para kolapsit financiar
Posta e Kosovës është e obliguar me ligj të ofrojë Shërbimin Universal Postar pa marrë parasysh koston dhe humbjen e vazhdueshme me vite të tëra
Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës njofton se gjendja financiare në këtë ndërmarrje është duke u rënduar nga muaji në muaj. “Kjo gjendje ka ardhur si pasojë e humbjeve financiare që ka Posta në ofrimin e Shërbimit Postar Universal si dhe në mosshlyerjen e obligimeve financiare për shërbimet që i ofron për operatorë të caktuar.
Posta e Kosovës është e obliguar me ligj të ofrojë Shërbimin Universal Postar pa marrë parasysh koston dhe humbjen e vazhdueshme me vite të tëra. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës është e obliguar me ligj që të mbulojë humbjet në këtë shërbim. Për këtë ekziston edhe një marrëveshje mes Postës dhe Ministrisë për Zhvillim Ekonomik. Për më tepër, edhe gjykata e ka shqyrtuar këtë çështje dhe ka kërkuar nga MZHE që të kompensojë humbjen financiare që ka pësuar Posta gjatë ofrimit të këtij shërbimi. Deri më tash nuk kemi pasur mirëkuptim dhe gatishmëri nga Qeveria që të zbatohet ligji dhe vendimet e gjykatës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu njoftohet se nëse Qeveria nuk bën ndonjë zgjidhje deri më 1 prill 2018, nuk do të mund të paguhen pagat e punëtorëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










