Lajme
Politikani zviceran kërkon që një pjesë e Austrisë t`i bashkohet Zvicrës
Fjala është për një nismë të çuditshme parlamentare të deputetit nga SP në Parlamentin e Kantonit St. Gallen, Martin Sailer. Ai ka bërë një propozim që landi (republika) austriake Vorarlberg, t`i bashkohet Zvicrës
Debate kafeneshë por edhe asosh në nivel mediash për vullnetin e shprehur nga popullsia e disa regjioneve të caktuara të Gjermanisë, Italisë apo Austrisë që t`i bashkohen Zvicrës, kanë dalë herë pas herë në sipërfaqe prej kohësh. Kështu, njëherë Zvicrës “do t`i bashkohej” Lombardia italiane e njëherë tjetër Baden Württembergu gjerman, shkruan albinfo.ch. Por të gjitha këto dhe të ngjashmet me to, kanë përfunduar si aventura ose provokime argëtuese të opinionit, pa ndonjë jehonë serioze.
Ndërkaq, një kërkesë e re për “bashkim”, e dalë në pah së fundi, ka bërë që një ide të tillë të përjetojë edhe zyrtarizimin në nivel kantoni, shkruan albinfo.ch
Fjala është për një nismë të çuditshme parlamentare të deputetit nga SP në Parlamentin e Kantonit St. Gallen, Martin Sailer. Ai ka bërë një propozim që landi (republika) austriake Vorarlberg, t`i bashkohet Zvicrës, shkruan 20minuten.ch. Bashkimi mund të bëhej duke u bërë Vorarlberg-u kanton i 27-të i Zvicrës ose thjesht, duke iu bashkëngjitur kantonit zviceran me të cilin kufizohet, St. Gallenit.
Këtë propzim Sailer e ka bërë në seancën parlamentare të sesionit vjeshtor të këtij parlamenti. Dhe, sipas procedurës, Qeveria e Kantonit duhet të japë një përgjigje se si e cilëson këtë propozim dhe cilët duhet të jenë hapat në vijim.
Ndërkaq, për ta bërë këtë propozim, politikani socialdemokrat i është referuar dy sondazheve të bëra me qytetarët në Vorarlberg, transmeton albinfo.ch. Në të dy sondazhet fiton ideja për kalimin e republikës së përmendur austriake në kuadër të Zvicrës.
“Ne kemi të njëjtën gjuhë dhe një kulturë shumë të përafërt. Vërtet që na ndan Rajna por “ajo mund të bëhet edhe një eleemnt lidhës mes nesh”, ka thënë ai.
Vetë Sailer thotë se ky është një vizion dhe “ndoshta edhe një ide e çmendur, por që gjithsesi ia vlen të ndiqet”.
Vullneti i shprehur për bashkim me Zvicrën, të cilit i referohet Sailer, vjen nga një sondazh jo reprezenativ i bërë nga portali vol.at. në maj të këtij viti. Rezultati i sondazhit ka qenë: 65% nga mbi 4000 të anketuar në Vorarlberg janë shprehur në favor të bashkimit me Zvicrën, përcjell albinfo.ch. Ndërsa një sondazh tjetër i realizuar nga Antene Vorarlberg kishte rezultuar me 51% ithtarë të bashkimit me Zvicrën.
Por, historia e vullnetit të qytetarëve të landit Vorarlberg për bashkim me Zvicrën ka një histori më të gjatë edhe përtej sondazheve spekulative. Para saktësisht 100 vitesh, në një referendum kishin votuar plot 81% të qytetarëve në favor të nisjes së negociatave për bashkim me Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Por Qeveria Zvicerane atëbotë nuk kishte shprehur interesim për këtë zhvillim. “Ndërsa tash mund edhe të ketë ndryshuar puna”, ka thënë Sailer.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













