Kosova
Politikani shqiptar kapet me 3 kg heroinë në Belgjikë
Cankja po udhëtonte drejt Zvicrës në momentin kur u arrestua në qytetin francez Vitry, afër kufirit me Zvicrën
Kryesuesi i Këshillit së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Cankja, anëtari i Partisë Kristiane Demokratike Flamane (CD &V) në Belgjikë dhe kandidat për Asamblenë Komunale në Antwerp është arrestuar në Francë, pasi që atij i janë gjetur tre kilogramë heroinë në veturë. Lidhur me arrestimin e Rediart Cankjas ka reaguar Partia Kristian Demokrate Flamane (CD &V) në Belgjikë.
Kryetari i kësaj partie, Kris Peeters ka thënë se nëse është i saktë lajmi për politikanin shqiptarin, atëherë Cankja nuk do të jetë në listë, shkruan “insajderi”.
“Ne kemi 55 kandidatë për Asamble Komunale në Antwerp dhe ka edhe kandidatë nga rrethet e tjera. Ky është numër i madh dhe gjithashtu nuk kemi mundësi të dërgojmë Siguri Shtetërore tek secili prej tyre”, ka thënë Peeters, përcjell albinfo.ch.
Ai më tutje ka theksuar se degët e partive janë përgjegjëse për shqyrtimin e kandidatëve. “Ne përpiqemi të vlerësojmë njerëzit në mënyrë korrekte, por këta njerëz gjithashtu duhet të jenë të sinqertë. Më vjen keq për këtë, por për fat të keq kjo mund të ndodhë”, ka shtuar ai.
Arrestimi i shqiptarit, Rediart Cankja u bë në qytetin francez, Vitry afër kufirit të Zvicrës dhe ky rast përbën një skandal në Belgjikë. Zgjedhjet për Asamble Komunale në Antwerp pritet të zhvillohen pas një muaji.
Politikani shqiptar dhe kandidati për Asamble Komunale të Antwerpit në Belgjikë, Rediart Cankja, i arrestuar në Francë për trafikim të heroinës, del të jetë zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Cankja po udhëtonte drejt Zvicrës në momentin kur u arrestua në qytetin francez Vitry, afër kufirit me Zvicrën. Heroina, sipas mediave belge, ishte destinuar për tregun zviceran, raporton Insajderi.
Cankja veç si anëtar i Partisë Kristiane Demokratike Flamane, është edhe kryesues i Këshillit të Qendrës së Vetëvendosjes në Belgjikë.
Cankja në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë.
Madje, për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media.
“Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza sekretar Organizativ dhe Erblin Shala koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja, i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvendës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë u zgjodhën: Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj”, thuhej në komunikatën e VV-së në vitin 2017.
I njëjti ka fotografi gjatë zgjedhjeve të qendrës së VV-në Belgjikë, dhe gjithashtu ka fotografi edhe me Albin Kurtin.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto














