Shkurt.ch
Politikanët, në fjalimet e 1 Gushtit kërkojnë unitet
E përbashkëta e asaj për çfarë kanë apeluar politikanët e lartë në manifestimet në prag të 1 Gushtit ka qenë ruajtja e unitetit
Manifestimet publike për nder të festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit, në disa lokalitete kanë filluar një ditë më parë. Në to kanë marrë pjesë edhe politikanë të lartë si ministra federalë, kryetarë partish etj.
E përbashkëta e asaj për çfarë kanë apeluar folësit në këto manifestime ka qenë ruajtja e unitetit.
Ministri i Punëve të Jashtme, Didier Burkhalter në një fjalë të mbajtur në Sumiswald të Kantonit të Bernës ka thënë se Zvicra si shtet është një projekt i përbashkët. Zvicra është e aftë të realizojë përparime të përbashkëta dhe tu qëndrojë edhe kohëve të vështira.
Ai më tutje ka shprehur dëshirën që “Zvicra të mbetet gjithmonë e bukur siç është në Sumiswald”, lokalitet ky në regjionin Emmental që është komuna e prejardhjes së tij të largët. Paraardhësit e tij ishin shpërngulur para 400 vitesh në Neuchatel por rrënjët e familjes së tij mbeten gjithmonë në Emmental ka thënë veç tjerash Burkhalter.
Ndërsa ministri tjetër në Qeverinë e Zvicrës, ai për punë të brendshme, Alain Berset për këtë festë kishte zgjedhur lokalitetin Lindau në Kantonin e Cyrihut. Ai ka thënë se po jetojmë në kohë të pasigurta dhe i është referuar problemeve si forcimi i frangut, kriza e borxheve dhe ajo e refugjatëve. Por, ka shtuar Berset, ashtu sikurse Julius Maggi në kohën e tij, edhe Zvicra sot duhet t`i parashtrojë disa pyetje. Me këtë rast ai i është referuar Maggi-t, personit që ka zbuluar kubëzat e supës dhe fabrika e parë e tij është ngritur në këtë komunë.
Ndërsa kryetari i SVP-së, Toni Brunner në fjalën e tij të mbajtur në Hausen të Brugg-ut, Kantoni Aargau është marrë me domosdonë e jetësimit të vendimeve që merren nga vota e drejtpërdrejtë e popullit. “Ne duam të vendosim mbi ardhmërinë tonë. Në Zvicrën e demokracisë direkte duhet që të gjithë të kenë të drejtë të flasin për rë gjitha, edhe për migracionin dhe azilin”, ka shtuar Brunner.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











