Shkurt.ch
Politikanët kërkojnë ndalimin e pirjes së duhanit në timon në Zvicër
Këshilli Federal nuk dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit nëpër vetura. Këshilltarja Nacionale, Isabelle Chevalley (GLP) i bën thirrje administratës federale për të përgatitur një ndalim të pirjes së duhanit në timon. Nëse asgjë nuk ndodh, ajo dëshiron të paraqesë një iniciativë në Parlament. Sipas Chevalley, hedhja e cigareve nga makinat paraqet një kërcënim për sigurinë në rrugë dhe mjedisin, shkruan albinfo.ch.
Sipas “Luzerner Zeitung”, politikania kishte bërë një ndalesë emergjente në autostradë, pasi një cigare e djegur kishte shkaktuar zjarr në një pjesë të xhamit. Zjarri në tunelin e Mont-Blanc 20 vjet më parë, në të cilin u vranë 39 njerëz, u shkaktua nga një mbetje e cigareve. Përveç kësaj, pirja e duhanit kufizon shoferin.
Chevalley gjithashtu dyshon se shoferët që tymosin “nuk mund ta kontrollojnë vazhdimisht automjetin në mënyrë që të përmbushin detyrimet e tyre në rrugë”.
Këshilltari Nacionale e CVP-së, Ruth Humbel gjithashtu mbështet ndalimin.
Ndërkohë që në vendet e tjera të BE-së të paktën duhani është ndaluar në prani të grave shtatzëna ose fëmijëve. Në përgjigje të një përpjekjeje të parë nga Chevalley, ai shkroi javën e kaluar se legjislacioni aktual është i mjaftueshëm. Rregullorja e Trafikut Rrugor ndalon pirjen e duhanit sot, nëse e bën të vështirë ngasjen e automjetit.
Qendra e Këshillimit për Parandalimin e Aksidenteve (bfu) e gjen gjithashtu të panevojshme për të bërë një ndalim eksplicit të pirjes së duhanit.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












