Shkurt.ch
Politika zvicerane ndaj azilkërkuesve, më e suksesshme se ajo evropiane
Politika ndaj azilkërkuesve nga Berna zyrtare është më e suksesshme se sa e BE-së, tha Léa Wertheimer, zëdhënëse e BFM-së, përcjell albinfo.ch.
Numri i refugjatëve në Zvicër është zvogëluar në krahasim me BE-në, vuri në dukje Wertheimer, duke theksuar se që nga viti 2012 Zvicra ka zvogëluar numrin e azilkërkuesve, ndërsa është rritur numri i tyre në Austri dhe Gjermaninë fqinje.
Ajo argumenton se ekspertë nga Sekretariati Shtetëror në Bernë kanë analizuar arsyet e kësaj rënieje.
Strategjia e trajtimit të azilkërkuesve ka ndryshuar.
Për shtetasit nga vendet e sigurta aplikohen procedura të shpejta. Në vetëm 48 orë zgjidhet gjithçka, shpjegon Léa Wertheimer strategjinë e re.
Përveç kësaj, Zvicra azilkërkuesve për të cilët aplikohen procedura të përshpejtuara, ofron këshilla ligjore falas, përmes së cilave refugjatët janë të informuar në mënyrë korrekte në lidhje me shanset e marrjes së azilit.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












