Kosova
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
I dyshuari u kap si “korrier parash” pas ndërhyrjes së shpejtë të viktimës dhe policisë së Cyrihut
Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar një 67-vjeçar nga Kosova, i dyshuar për përfshirje në një rast tentim mashtrimi telefonik ndaj një qytetareje të moshuar zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Referuar deklaratave zyrtare nga autoritetet zvicerane, ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar rreth mesditës, kur një 68-vjeçare ka pranuar një telefonatë nga një person që është prezantuar rrejshëm si prokurore e shtetit.
Në telefonatë, mashtruesja e dyshuar ka pretenduar se vajza e viktimës kishte shkaktuar një aksident rrugor dhe se, për të shmangur arrestimin e saj, ishte e nevojshme pagesa urgjente e një garancie prej disa dhjetëra mijëra frangash.
E moshuara nuk ka rënë pre e skemës dhe ka njoftuar menjëherë policinë përmes numrit të emergjencës, duke sinjalizuar dyshimet për mashtrim.
Falë reagimit të shpejtë të saj dhe ndërhyrjes së autoriteteve, policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë 67-vjeçarin nga Kosova përpara shtëpisë së viktimës, ku ai dyshohet se kishte shkuar për të marrë paratë.
Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, i dyshuari është dërguar në prokurori për procedura të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Albinfo.ch

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













