Maqedonia
Policia zbuloi 12 emigrantë në Smokvicë dhe në Shkup
Dymbëdhjetë emigrantë prej të cilëve gjashtë nga Afganistani dhe një nga Sri-Lanka dje u zbuluan në një automjet me targa të Shkupit në udhëkryqin në fshatin Smokvicë, ndërsa pesë në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Shkup.
Siç citohet në buletinin policor, mbrëmë në orën 20:30 minuta në udhëkryqin në fshatin Smokvicë, nëpunës policorë kanë ndaluar një automjet “volksvagen golf” me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.R. (45) nga Haraçina, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë kësaj, në automjet u gjetën shtatë emigrantë, prej të cilëve gjashtë nga Afganistani dhe një nga Sri-Lanka. N.R. u arrestua dhe iu dorëzua nëpunësve policorë nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë për procedurë të mëtejshme. Merren masa për zbardhjen e rastit.
Dje në orën 13:00, në Shkup u vërejtën pesë emigrantë që udhëtonin me autobus nga Kumanova. Pas arritjes në Kumanovë ata hynë në taksi, por ishin vërejtur shumë shpejt nga policia, pas çka shoferi dhe udhëtarët ishin mbajtur në Stacionin e Policisë në Karposh.
Me personat ishte kryer bisedë dhe më pas ishin dorëzuar në Qendrën e Pranimit për të Huaj. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












