Lajme
Policia shqiptare, aksion në Lazarat
Policia është pritë me breshëri plumbash nga banorët e Lazaratit. Një person është plagosur, ndërsa policia po vazhdon t’i asgjësoj bimët narkotike
Çifligu i Drogës bë Ballkan, Lazarati është rrethuar nga 500 policë të Shqipërisë, të cilët kanë nisë një operacion të gjerë për t’ia asgjësuar bimët narkotike në këtë vend. Sipas medieve në Tiranë, policia është pritë me breshëri plumbash nga banorët e këtij lokaliteti jugor të Shqipërisë.
Gjatё veprimeve tё ndërmarra nga strukturat e Policisё nё kuadër tё këtij operacioni nga njё grup personash tё identifikuar ёshtё qёlluar me armё zjarri nё drejtim tё forcave tё policisё, ku si pasojё mbeti i plagosur dhe njё 45 vjeҫar, banor i fshatit Lazarat.
Nga ana e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se forca tё Drejtorisё sё Policisё sё Qarkut Gjirokastёr tё mbёshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndёrhyrjes sё Shpejtё po vijojnё veprimet, me qёllim asgjësimin e sipёrfaqes sё identifikuar tё kultivuar me bimё nakotike kanabis sativa.
Nё drejtim tё forcave pjesёmarrёse nё operacion prej mbrёmjes sё djeshme gjatë natës dhe në orët e mëngjesit po vijon tё qёllohet me armё zjarri nga ky grup personash, duke pёrdorur dhe armё tё rёnda si antitank, mitroloz i rёndё e i lehtё, mortaja etj.
Nga veprimet e ndërmarra, sië raporton NOA, ёshtё identifikuar vendi, prej nga ky grup personash po qёllon me armё zjarri.
Ata janё lokalizuar nё banesёn e Gate Mahmutaj, person me precedentё kriminal, i arrestuar nga forcat RENEA, i dёnuar me 22 vjet burg dhe i falur mё pas nga Presidenti i Republikёs.
Sipёrfaqja e kultivuar me bimё narkotike. Siç thuhet, ndodhet pranё banesёs sё Gate Mahmutaj nё periferi tё fshatit Lazarat.
Nga strukturat e Policisё sё Shtetit nё kuadёr tё kёtij operacioni po bashkёpunohet me Prokurorinё e Gjirokastrës. Po ashtu ёshtё kёrkuar bashkёpunimi i pushtetit lokal dhe i banorёve tё fshatit Lazarat, qё tё distancohen nga ky grup personash dhe tё japin kontributin e tyre nё drejtim tё kapjes sё kёtyre personave.
Shqipëria, ndryshe njihet si shteti ballkanik që prodhon Kanabis Sativen, një lloj droge shumë e kërkuar në Bashkimin Evropian. Ndërsa fshati Lazarat afër Gjirokastrës, konsiderohet çifligu i drogë në Ballkan, ku prodhohen deri 900 ton drogë brenda një viti me vlerë 4 miliardë dollarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












