Jeta në Zvicër
Policia e mbulon me gjoba veturën që po e kërkonte
Një veturë e vjedhur para një pishine në Bernë, është shfaqur përsëri pas dy javësh. Ajo u gjet nga një banor lokal në Bernë - gjatë kësaj kohe, policia i kishte shqiptuar disa dënime për parkim të palejuar
Bettina Mathys (37) tashmë kishte një parandjenjë të keqe, kur më 4 korrik, e shoqëruar nga dy djemtë e saj po largohej nga pishina Wylerbad. Pak para nisjes, ajo kishte kontrolluar disa herë në qesen e saj të banjës për çelësin e veturës “Lancia” ngjyrë bezhë, por më kot. Kur arriti në parking, ajo nuk mundi tu besonte syve. “E dija se këtu e kisha lëmë veturën, por ajo nuk shihej askund. Ishte një ndjenjë e tmerrshme”. Shpejt u bë e qartë: vetura e Bettina Mathy ishte vjedhur, transmeton albinfo.ch.
Mathys e paraqiti rastin menjëherë tek Policia Kantonale në Bernë. Ajo i ka thënës 37-vjeçares se në qoftë se vetura nuk gjendet pas tre ditësh, ka shumë gjasa që ajo të jetë jashtë vendit dhe kështu gjasat për gjetjen e saj janë të barabarta me zero.
Por zvicerania nuk u dorëzua dhe inicioi mënyrën e saj për ta gjetur veturën: Ajo postoi një shkrim në Facebook për të njoftuar miqtë e saj për veturën e vjedhur. Ndërkohë, policia e Bernës nuk besonte se ajo sërish do ta gjente veturën.
Edhe vet zvicerania nuk ishte aq optimiste se Lancia e saj ngjyrë bezhë do të gjendet pas dy javësh, vetëm disa kilometra larg vendit të ngjarjes, nga një banor vendas.
Të shtunën e kaluar, 14 ditë pas vjedhjes, atë e kontaktoi një burrë nga lagja Kirchenfeld e Bernës: Ai ishte habitur për veturën e çuditshme të parkuar para derës së tij. Kur hodhi një shikim në brendinë e veturës, vërejti një kartë biznesi me informatë të Bettina Mathys të cilën e kontaktoi menjëherë.
Por, nuk përfundoi me kaq, pasi situata u komplikua edhe më tej. Kur Bettina Mathys e pa veturën e saj, u befasua pa masë: “E gjithë vetura ishte e mbuluar me gjoba, madje i ishte vendosur edhe një bllokues në rrotë”, thotë për “20 Minuten” 37-vjeçarja.
Përveç kësaj, policia i kishte vendosur edhe një paralajmërim: “Për shkak të kundërvajtjes ndaj legjislacionit të trafikut rrugor, automjeti juaj është dashur të bllokohet. Gjoba e bllokimit do të llogaritet veçmas”, ishte shkruar në një copë letër të gjelbër.
Mathys nuk mund ta kuptojë këtë veprim: “Vetura ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarisht. Nuk e kam të qartë se si policia më ka shqiptuar aq shumë gjoba për më shumë se një javë, pa e kuptuar se mu ata janë duke e kërkuar këtë veturë.
Policia gjithashtu ka reaguar gjatë një emisioni në “Tele Bärn” lidhur me incidentin, transmeton Albinfo.ch: “Nuk mund ta regjistrojmë në sistem çdo veturë që e gjobitim”, pohon zëdhënësja e policisë, Sara Wahlen. Sigurisht, se në rast të dyshimit zyrtarët do të vepronin ndryshe. Por, Mathys nuk duhet të shqetësohet për gjobat, pasi që nga shpallja e veturës si e vjedhur, ato nuk janë të plotfuqishme.
Por, vetura edhe më tej po qëndron në të njëjtin vend, pasi hajni edhe më tej është në posedim të çelësit dhe mund ta zhvendos nga aty. Pra, masat bllokuese do të hiqen vetëm kur Bettina Mathys do ta marr çelësin rezervë nga sigurimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












