Kosova
Policia e Kosovës shqiptoi 2.510 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 124 aksidente trafiku dhe janë arrestuar 26 persona.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2.510 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve të saj për rritjen e sigurisë në komunikacion, përcjell albinfo.ch. Sipas statistikave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar edhe 124 aksidente trafiku.
Nga aksidentet e raportuara, 41 kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 83 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Statistikat tregojnë gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit 26 persona janë arrestuar, ndërsa 18 janë dërguar në mbajtje, në raste të ndryshme të trajtuara nga Policia e Kosovës.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













