Kosova
Policia e Kosovës me aksion në 50 lokacione, 34 të arrestuar
Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në 50 lokacione, si rrjedhojë e të cilit janë arrestuar 34 persona në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Policia e Kosovës në komunikatën për media ka njoftuar se janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private teksa bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 170.000 euro para të gatshme dhe 5 automjete.
Me vendim të prokurorit, 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë dërguar në mbajtje. Këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm dhe të koordinuar institucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, krimit ekonomik dhe organizimit të aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin juridik dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Më herët, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se janë arrestuar 26 persona në një aksion në Mitrovicë e Vushtrri, teksa tha se aksioni kishte cak veprimtaritë e dyshimta në lidhje me organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Tutje ai ka deklaruar se janë sekuestruar 150 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga këto veprimtari.
“Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis. Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari I riu nga Kamenica rrëfen rrugëtimin e tij nga studimet për Juridik në Kosovë deri te... -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta Me rritjen e temperaturave, misionet e shpëtimit të kafshëve po shtohen në Vjenë: Disa mace kanë... -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin












