Kosova
Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri
Serbia sulmin në veri e quan tendencë për t’i njollosur serbët
Sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.
Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar, transmeton albinfo.ch.
Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në rrugën kryesore në fshatin Zupçe, në afërsi të kopshtit të fëmijëve dhe dyshohet se vetura zyrtare e policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri.
Lista serbe, partia kryesore e komunitetit serb në Kosovë, ka dënuar incidentin.
“Ky incident ka për qëllim destabilizimin e situatës, por edhe tentim për t’i paraqitur serbët si banditë, gjë që nuk është e vërtetë”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Lista Serbe u bëri thirrje “të gjithë qytetarëve që të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen shumë të nevojshme në këtë zonë”.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviq.
Ai tha se “rritja e tensioneve në terren, sidomos në veri, nuk ka të bëjë me serbët”.
Autoritetet në Kosovë, më 15 prill, kanë bërë të ditur për të parën herë se Policia e Kosovës ka qenë cak i disa sulmeve në veri të Kosovës.
Sulmi i parë sipas zyrtarëve të Kosovës ka ndodhur më 13 prill, ndërsa për një javë janë regjistruar pesë sulme në total.
Sulmi i 26 prillit është i gjashti në dy javët e fundit.
Sipas autoriteteve, në sulmet ndaj policisë janë përdorur iriqë metalikë, gurë, granata dore, armë automatike dhe mjete piroteknike.
Po ashtu, ka pasur dyshime se disa nga të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë.
Më 15 prill, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka thënë se policia e shtetit ka qenë “cak i sulmeve të armatosura të grupeve kriminale në veri”.
“Unë mendoj se qëllimi i Serbisë në këtë moment nuk është ta sulmojë, por ta destabilizojë Kosovën”, ka thënë Sveçla më 15 prill.
Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, afërsia e sulmeve lë të kuptohet se “kemi të bëjmë me një grup të organizuar, i cili ka për qëllim të sulmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës, me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës dhe tregtive të ndryshme”.
Policia e Kosovës në shkurt të këtij viti kishte njoftuar se ka nisur të mbyllë disa rrugë që shfrytëzohen për kontrabandë. Sveçla atëherë kishte thënë se mbyllja e këtyre rrugëve është tentim për të parandaluar dhe luftuar krimin dhe të gjitha format e kontrabandës në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe në tetor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës pati zhvilluar një aksion të gjerë kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës pati thënë se në atë aksion ishin sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh”.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka dënuar sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri, duke thënë se ky veprim e rrezikon paqen dhe stabilitetin.
Petkoviq shkroi në Twitter, të martën, se ngritja e tensioneve, sidomos në veri, nuk ka të bëjë asgjë me serbët. Ai në mënyrë ironike pyeti se kush përfiton nga kjo situatë.
“Dënojmë ashpër sulmin mbi anëtarët e Policisë, sikur edhe çdo tentim deri më tash që cenon paqen dhe stabilitetin. Ngritja e tensioneve në terren, sidomos në veri, nuk ka kurrfarë lidhje me serbët. Por ka lidhje me nevojën e shumëkujt që t’i njollos serbët në veri. Pyeteni veten – kujt i shkon për shtati?”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











